Ndërlidhjet

AKK: Fallsifikime në tendera



Agjencia Kosovare kundër korrupsionit gjatë hetimeve të ndërmarra për rastet e dyshuara si veprime korruptive, ka hasur në dukurinë e falsifikimit të dokumentacionit nga disa operatorë ekonomik gjatë pjesëmarrjes në procedurat e tenderimit dhe si rrjedhojë në shumë raste, këta ofertues kanë arritur të jenë fitues të disa tenderëve.

Në një komunikatë për opinion, Agjencia u ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, “që të dëmonstrojnë vigjilencë gjatë procesit të selektimit të ofertuesve ekonomikë në raport me përgjegjshmërinë e tyre dhe verifikimin e dokumentacionit me të cilin marrin pjesë në procedurat e tenderimit”.
XS
SM
MD
LG