Ndërlidhjet

Pekin: Jo sanksione shtesë ndaj Iranit


“Vendosja e sanksioneve shtesë ndaj Iranit nuk do ta bindë Republikën Islamike të pezullojë programet bërthamore”, tha zëdhënësja e diplomacisë kineze, Xhiang Ju.

Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, ku hyn edhe Kina, plus Gjermaninë takohen më 1 tetor me përfaqësuesit e Iranit. Gjashtë fuqitë botërore kanë kërkuar nga Teherani të përgatisë një “përgjigje serioze” për në takimin e rradhës.

Nga Irani kërkohet pezullimi i programeve bërthamore. Perëndimi akuzon Iranin se synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që Teherani i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG