Ngjarjet e javës

1
23 maj '09 - Roksana Saberi, gazetare iraniano-amerikane, e cila kaloi katër muaj në burgjet e Iranit, është kthyer në Shtetet e Bashkuara. Gazteraja të pranishmëve u tha se ndihej shumë mirë. Ajo ka falënderuar presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, grupet për të drejtat e njeriut dhe gazetarët, për mbështetjen gjatë kohës sa ishte e burgosur.

2
23 maj '09 - President i Gjermanisë, për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, përsëri është zgjedhur Horst Keler, i cili është mbështetur nga demokristianët e kancelares Angela Merkel. Zgjedhja e tij është bërë në Parlamentin e Gjermanisë, ku përveç 612 anëtarëve të këtij Parlamenti, merrnin pjesë dhe 612 delegatë nga 16 legjislaturat lokale.

3
23 maj '09 - Autoritetet në Greqi kishin bërë të ditur se 14 veta janë lënduar dhe 46 të tjerë janë arresutar, për shkak të përleshjeve ndërmjet policisë dhe myslimanëve, që ishin të zemëruar për dyshime se një polic grek e kishte shkatërruar Kuranin. Policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe granata për t’i shpërndarë qindra protestues para Parlamentit dhe në pjesë të tjera të Athinës.

4
24 maj '09 - Të paktën 11 persona janë lënduar, disa me lëndime serioze, gjatë një zënke brenda një tempulli të sikëve në Vjenë. Policia ka thënë se pesë persona të armatosur me thika dhe një tjertër me armë, e sulmuan predikuesin dhe besimtarët gjatë një shërbese fetare. Nuk është e qartë se çka e shkaktoi dhunën, e cila mund të jetë pasojë e zënkës ndërmjet familjeve rivale apo e mosmarrëveshjeve me besimtarët e tempujve tjerë të sikëve.