1
13 qershor '09 - Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se pas numërimit të shumicës së votave, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka fituar 65 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, duke siguruar kështu mandatin e dytë. Kreu i Komisionit Zgjedhor, Kamran Daneshxhu, tha se sfiduesi më i afërt, reformatori Mir Hosein Musavi, ka marrë 32 për qind të votave.