5
15 qershor '09 - Në Kosovë është shënuar njëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të organizaur me këtë rast, mori pjesë edhe laureati i çmimit Nobel për paqen, ish - i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari.