3
8 gusht '09 - Terroristi më i kërkuar në Indonezi, Nurdin Mohamed Top, është vrarë në një sulm të policisë, në rajonin qendror në Java, ka bërë të ditur stacioni televiziv Metro. Nurdin Mohamad Top, me nacionalitet malaizias, dyshohet se ka qenë një nga organizatorët kryesorë të atentateve që kishte ndërmarrë organizata terroriste, Xhema Islamija, nga viti 2000, siç ishte ai në Bali në vitin 2002, kur u vranë 200 veta.