Tragjedia në Besllan

1
Një grua qan para përkujtimores së studentëve të vrarë në Shkollën numër 1 në Besllan, në Osetinë Veriore. - Më 1 shtator të vitit 2004, militantët çeçenë sulmuan Shkollën nr 1 në Osetinë Veriore dhe për tre ditë me radhë mbajtën peng 1,100 nxënës, bashkë me të afërmit dhe mësuesit e tyre. Militantët kërkonin tërheqjen e forcave federale nga Çeçenia. Si përfundim, 331 të rrëmbyer, përfshirë 186 fëmijë, vdiqen, pas përpjekjeve të forcave të sigurisë ruse për t’i shpëtuar ata.

2
Trupat ruse para Shkollës nr 1 në Besllan. - Të mbijetuarit dhe të afërmit e të vrarëve janë të mllefosur në lidhje me aksionet e forcave të sigurimit rus gjatë kësaj ngjarjeje, si dhe me reagimin e presidentit të atëhershëm, Vladimir Putin. Shumë besojnë se autoritetet kanë mbuluar atë që ka ndodhur në të vërtetë.

3
Ushtari bart një foshnje pas lirimit të 26 grave dhe fëmijëve, në ditën e dytë të krizës. - Zyrtarët thonë se rrëmbyesit kanë filluar masakrën duke aktivizuar bombën brenda shkollës, por shumë qytetarë të Besllanit besojnë se ushtarët kanë nxitur betejën, duke hedhur një granatë në shkollë dhe duke shkaktuar kështu rënien e çatisë dhe përhapjen e zjarrit.

4
Në mesin e të liruarve qan dhe një djalosh… - Hulumtuesit e pavarur kanë denoncuar operacionin e dështuar të shpëtimit.