Ndërlidhjet

Abas: Nuk mund t’i kthehemi bisedimeve



Palestinezët nuk mund t’i kthehen bisedimeve paqësore për shkak të “mosmarrëveshjeve themelore” lidhur me agjendën. Deklarata u bë nga presidenti i Autoritetit Palestrinez, Mahmud Abas. Për momentin nuk ka “një gjuhë të përbashkët” me kryeministrin izraelit Netanjahu, tha Abas për mediat.

Netanjahu ka thënë se Izraeli nuk do të bëjë kompromis në dy çështje themelore; ndarjen e Jerusalemit dhe rikthimin e refugjatëve palestinezë. Izraeli kundërshton dhe pezullimin e zgjerimit të kolonive hebreje në territoret palestineze.

Abbas e Netanjahu zhvilluan takimin e parë trepalësh të martën me presidentin amerikan Barak Obama
XS
SM
MD
LG