Ndërlidhjet

Brad Pit fiton çmimin "Ndërtimi i Gjelbërt"



Ylli i Holivudit Brad Pit e fitoi çmimin “Ndërtimi i Gjelbërt”, për projektin e tij ekologjik të ndërtimit të banesave në Nju Orleans, të cilat u shkatërruan në vitin 2005 nga uragani “Katrina”.

Aktori, i cili mori pjesë në samitin Iniciativa Globale e ish presidentit amerikan Bill Klinton në Nju Jork, tha se ky projekt i vitit 2007 i ka tejkaluar të gjitha pritjet.

Organizata e tij “Make It Right” ndërtoi 13 shtëpi në Nju Orleans sipas standardeve për ruajtjen e mjedisit, të cilat gjatë dimrit e zvoglojnë ngrohjen e shtëpive, ndërsa gjatë verës e mbajnë freskinë.
XS
SM
MD
LG