Ndërlidhjet

SHBA, Britania dhe Franca akuzojnë Iranin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka akuzuar Iranin se tashmë disa vjet po ndërton uzinë të fshehtë për karburant bërthamor, dhe i kërkoi Teheranit që t’i përmbushë obligimet ndërkombëtare për mosproliferimin bërthamor.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me kryeministrin britanik Gordon Brown dhe presidentin francez Nikolas Sarkozy në samitin e G20 në Pitsburg, presidenti Obama i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) që menjëherë ta hetojë informatën.

“Ekzistimi i kësaj uzine e nënvizon mosgatishmërinë e Iranit që t’i përmbushë detyrimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërkesat e agjencisë. Presim që ANEB menjëherë t’a hetojë këtë informatë shqetësuese dhe t’i raportojë Bordit të guvernatorëve të agjencisë”, tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan i quajti aktivitetet e Iranit “sfidim direkt” të regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore, dhe tha se është koha që Teherani të veprojë menjëherë për ta rikthyer besimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Më herët, Irani tha se e ka informuar agjencinë se është duke e ndërtuar uzinën e dytë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG