Zëdhënësja e qeverisë ruse, Natalia Timakova, tha se Moska është e alarmuar nga njoftimi i Iranit se është duke ndërtuar uzinën e dytë bërthamore, dhe shtoi se presidenti Dimitri Medvedev do ta adresojë çështjen sot.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë kineze, Ma Zhao Ksu, tha se Pekini është i vetëdijshëm për zhvillimet, dhe i ka kërkuar Teheranit që të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Irani ndodhet nën tri palë sanksione të Kombeve të Bashkuara, për shkak se refuzon të pezullojë pasurimin e uraniumit, i cili mund të prodhojë karburant bërthamor dhe koka bërthamore.