Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Iranit bashkëpunim të plotë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev e ftoi sot Iranin qëtë bashkëpubojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, dhe shtoi se angazhohet për “dialog serioz” me autoritetet në Teheran.

“Rusia angazhohet për dialog serioz që të arrihet marrëveshje, dhe në mënyrë efikase të hiqen shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor në këtë vend”, tha Medvedev në Pitsburg.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe liderët e Francës dhe Britanisë, sot e akuzuan Iranin se në fshehtësi po ndërton një stabilimet bërthamor, dhe i kërkuan Teheranit që të heqë dorë nga programi kontraverz bërthamor.
XS
SM
MD
LG