Ndërlidhjet

Obama: Irani në rrugë të konfrontimit



Presidenti amerikan tha se Irani është në rrugë të konfrontimit me fuqitë botërore, nëse nuk sqaron programin e tij bërthamor.

Obama ka folur në mbyllje të samitit G20, pas lajmit se Irani po ndërton një uzinë të re për pasurimin e uraniumit.

"Irani ka të drejtë për fuqi nukleare paqësore, që i përmbush nevojat energjetike të popullit të tij, por madhësia dhe konfigurimi i kësaj uzine nuk është në përputhshmëri me një program paqësor. Irani po i thyen rregullat, që secili shtet duhet t’i ndjekë, po rrezikon regjimin global të mospërhapjes së armëve dhe po kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të botës”, ka thënë Obama.

Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad tha se uzina ishte ndërtuar në përputhje me rregulloret e OKB-së.

Obama ka paralajmëruar sanksione, nëse takimi i javës së ardhshme mes fuqive botërore dhe Iranit nuk jep rezultate.

Edhe presidenti rus Dimitri Medvedev ka thënë se nëse Irani nuk bashkëpunon në takimin e 1 tetorit, atëherë “metoda tjera” duhet të përdoren për t’u marrë me programin bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG