Ndërlidhjet

Ahtisari: Kosova është dhe do të mbetet e pavarur



Ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari ka deklaruar se Kosova është dhe do të mbetet shtet i pavarur.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe i bëri këto komente në Nju Jork, ku u nderua me çmimin “Duart e Shpresës” nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Në ceremoninë, ku ishin të pranishëm presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ahtisari tha se “me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik”.
XS
SM
MD
LG