Ndërlidhjet

Berisha: Pavarësia e Kosovës – faktor stabiliteti


Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se “pavarësia e Kosovës u shndërrua në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore”.

Mëtutje zoti Berisha theksoi se në Kosovë, “që e shpalli pavarësinë para 20 muajve, tensionet ndër etnike janë reduktuar në mënyrë domethënëse”, duke shtuar se “serbët tash nuk po largohen nga Kosova, por po ndodh e kundërta: shumë familje serbe po kthehen në Kosovë, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre atje”.

Në fjalimin e tij, mbrëmë vonë, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Berisha tha se deri tash 62 vende e kanë njohur Kosovën dhe se “Republika e Kosovës është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore”. Megjithatë, sipas tij, “Kosova ende nuk e ka zënë vendin që e meriton në familjen e vendeve sovrane në këtë këtë organizatë prestigjioze”.

Ai shfaqi shpresën se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë këtë.
XS
SM
MD
LG