Ndërlidhjet

Gjermani: Po mbahen zgjedhjet e përgjithshme


Në Gjermani sot po mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se kancelarja Angela Merkel, me gjasë, do ta fitoj edhe një mandat, por është e paqartë se a do të fitoj mjaft vota Partia Demokristiane e saj, që të mos ketë nevojë për partnerin aktual të kaolicionit qeverisës, Partinë Social Demokrate, të udhëhequr nga Frank-Valter Shtanjmajer, aktualisht ministër i jashtëm në qeverinë e zonjës Merkel.

Gjatë zgjedhjeve, janë shtuar masat e sigurisë, për shkak të disa kërcënimeve nga ana e al-Kaidës, nëpërmjet të video-incizimeve, nëse votuesit e mbështesin qeverinë, e cila premton t’i mbajë trupat në Afganistan.
XS
SM
MD
LG