Shtetet e Bashkuara e kanë ftuar një zyrtar të Sirisë, që ta vizitoj Uashingtonin, për të parën herë në pesë vitet e fundit, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e raporteve.
Zëvendës ministri i jashtëm, Fajsal al-Mekdad, do ta vizitoj Uashingtonin këtë të hënë, për të diskutuar për Irakun dhe për sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë.
Kjo vizitë po bëhet derisa tensionet ndërmjet Sirisë e Irakut po rriten, për shkak të akuzave të Bagdadit se Siria po i strehon mbështetësit e Sadam Huseinit, të dyshuar se kanë dorë në sulmet vdekjeprurëse në Irak.
Një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit, i tha agjencisë Rojters se “vizita është pjesë e dialogut në vazhdim me Sirinë”. Ai nuk dha më tepër detaje.