Ndërlidhjet

Poloni, Francë: Kërkohet lirimi i Polanskit



Raportohet se Polonia dhe Franca planifikojnë një thirrje të përbashkët për të provuar që regjisori Roman Polanski të lirohet nga arresti në Zvicër, ku ai ballafaqohet me dorëzim në Shtetet e Bashkuara për akuza se ka pasur seks me një vajzë 13 vjeçare në vitin 1977 në Los Anxhelos.

Agjencia e lajmeve e Polonisë, PAP, ka transmetuar fjalët e ministrit të Jashtëm, Radek Sikorski, se ai së bashku me kolegun francez, Bernar Kushner, planifikojnë të kërkojnë nga autoritetet zvicerane që ta lirojnë 76-vjeçarin Polanski dhe të kërkojnë falje për regjisorin e njohur nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Regjisori Polanski u arrestua dje në Zvicër, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një festival të filmit në Cyrih.
XS
SM
MD
LG