Ndërlidhjet

Zavahiri e lavdëron liderin e vrarë taliban



Ajman al-Zavahiri, lideri i dytë i rrjetit terrorist al-Kaida, e ka publikuar një mesazh të ri, në të cilin e lavdëron liderin e vrarë taliban në Pakistan, Bejtullah Masud.

Një grup monitorues, me seli në Shtetet e Bashkuara, tha sot se Zavahiri mund të dëgjohet në video-mesazhin e gjatë 28 minuta.

Bejtullah Masudi ishte plagosur për vdekje nga forcat e Shteteve të Bashkuara, në Vaziristanin Jugor të Pakistanit, në fillim të muajit gusht.

Ky është mesazhi i dytë nga Zavahiri, brenda një jave.

Mendohet se ai fshihet në territoret malore afër kufirit ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.
XS
SM
MD
LG