Ndërlidhjet

Teral: Jam i shokuar me dhunën në Serbi



Ambasadori i Francës në Beograd, Fransoa Teral, i ka thënë shtypit serb se është i shokuar nga fakti se Serbia ende nuk e ka gjetur mënyrën për luftimin e grupeve ekstremiste.

Deri diku jam i shokuar me lëshimet që i bëhen kësaj dukurie, sidomos nga deklaratat, të cilat e hedhin poshtë mundësinë e shpërbërjes së këtyre grupeve.

Duke folur për sulmin ndaj tre tifozëve francezë në qendër të Beogradit, nga të cilët njëri ende është në rrezik jete, ai ka thënë se të gjithë fajtorët duhet të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Ambasadori Teral ka thënë se sulmi ndaj francezëve ka qenë i paramenduar.
XS
SM
MD
LG