Ndërlidhjet

Perëndimi i shqetësuar për aktivitetet e Iranit



Vendet e Perëndimit kanë shprehur shqetësime lidhur me testet raketore që Irani i kreu në dy ditët e fundit.

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka shkrepur raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Ministria e Jashtme e Francës sot kërkoi që Teherani menjëherë t’i ndalë “aktivitetet thellësisht shqetësuese”. Ajo i bëri thirrje Iranit që ta zgjedhë rrugën e bashkëpunimit e jo të konfrontimit.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Havier Solana u shpreh i shqetësuar për testet dhe tha se Irani duhet menjëherë t’i zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me uzinën e dytë për pasurimin e uraniumit.

Javën e kaluar Irani pranoi se po zhvillon një uzinë të panjohur nëntokësore afër qytetit Kom.
XS
SM
MD
LG