Ministria e Brendshme tha se të paktën 30 civilë janë vrarë në provincën e Kandaharit, ndërsa autobusi me të cilin po udhëtonin shkeli në një bombë të vënë në rrugë.
Ministria tha se në mesin e të vdekurve janë 10 fëmijë dhe 7 femra.
Ministria tha se 39 të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët fajësuan luftëtarët talibanë për vendosjen e bombës.