Ndërlidhjet

Senatorët çekë sfidojnë Traktatin e BE-së



Senatorët çekë kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse Traktati i BE-së është në përputhje me kushtetutën e vendit.

Presidenti Vaclav Klaus, një nga kritikët e zëshëm të Traktatit të Lisbonës, ka thënë më herët se ai nuk ishte i gatshëm, që të nënshkruajë traktatin, para se të shpallet vendimi i gjykatës.

Mbetet e paqartë se sa kohë do t’i duhet gjykatës kryesore çeke për të shqyrtuar ankesat e reja.

Ankesa e parë qe hedhur poshtë vitin e kaluar, pasi disa muajsh dërgimi.

Republika Çeke, Polonia dhe Irlanda janë vendet e fundit të BE-së, që duhet ta ratifikojnë marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG