Ndërlidhjet

Odierno: 4 mijë trupa largohen nga Iraku



Komandanti i forcave amerikane në Afganistan tha se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin rreth 4 mijë trupa amerikane nga Iraku deri në fund të tetorit, duke e ulur në 120 mijë trupa numrin e forcave amerikane në vend.

Gjenerali Raj Odierno pritet ta shpallë tërheqjen në paraqitjen para Komitetit për Forcat e Armatosura në Dhomën Përfaqësuese.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë që siguruan një kopje të shënimeve të Odiernos për komitetin.
XS
SM
MD
LG