Ndërlidhjet

Ujdhesat Samoa: 80 të vdekur nga cunami



Më shumë se 80 njerëz e kanë humbur jetën kur një cunami i fuqishëm i ka goditur ujdhesat Samoa dhe Samoa Amerikane në Paqësorin Jugor.

Cunami pasoi tërmetin nënujor me fuqi prej 8.0 ballë të Rihterit.

Policia në ujdhesën Samoa tha se janë konfirmuar 63 të vdekur.

Të paktën 20 njerëz e humbën jetën në teritorin e SHBA-ve në Samoan Amerikane.

Valët gjigande kanë përmbytur disa fshatra, duke i marrë me vete shtëpitë dhe automjetet. Dhjetra njerëz konsiderohen të zhdukur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka shpallur gjendjen e katastrofës në territorin e Samoas Amerikane në Paqësorin jugor.
XS
SM
MD
LG