Ndërlidhjet

Hamasi pritet të lirojë ushtarin izraelit



Izraeli është dakorduar të lirojë 20 palestineze nga burgu në këmbim të dëshmisë se ushtari izraelit, që mbahet i kapur në Rripin e Gazës, ende është i gjallë.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu tha se pret që të pranojë një video, ku do të shihet se ushtari Gilat Shalit është shëndoshë e mirë.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Egjipti pritet të zbatohet të premten.

Shalit është rrëmbyer nga militantët e ndërlidhur me Hamasin para më shumë se tre vjetëve.
XS
SM
MD
LG