Ndërlidhjet

Tiranë: Opozitës i kërkohet kthimi në Kuvend



Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Boshard i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të ndërprejë bojkotin e Kuvendit.

”Vendi i opozitës është në Kuvend”, ka thënë Boshard, duke shtuar se “me bojkotin cenohen disa reforma që patjetër kanë nevojë për opozitën, ndaj vendimet e rëndësishme merren në Kuvend dhe aty duhet të jetë edhe vendi i opozitës”.

Boshard ka kërkuar, që opozita të zbatojë direktivat e OSBE-ODIHR dhe t’i përmbahet deklaratës së BE-së për zgjedhjet.

Një ditë më parë, ambasadori i Komisionit Evropian dhe ai i OSBE-së në Tiranë, kërkuan kthimin e opozitës në Kuvend, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ishte në rregull.
XS
SM
MD
LG