Ndërlidhjet

Kosova sërish prin me mbështetjen për BE-në



Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor edhe më tej mbështesin anëtarësimin në BE, edhe pse kjo mbështetje në pothuaj të gjitha vendet është në rënie.

Kjo tregohet në anketën e zhviluar nga Gallup Balkan Monitor.

Sipas anketës, mbështetja me e madhe për anëtarësim në BE është në mesin e qytetarëve të Kosovës(89%), e cila është e vetmja që nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për Asoccim-Stabilizim, ndërsa më e ulta në vendin më afër integrimit, Kroaci, me vetëm 29 për qind.

Në Shqipëri integrimin e mbështesin 83%, në Maqedoni 66%, në Serbi 58%, dhe në Bosnje 57 %.

Anketa e zhvilluar në muajin qershor, tregon se përkrahja për integim është rritur vetëm në Kosovë me 2 për qind.
XS
SM
MD
LG