Ndërlidhjet

'Grupi i Gjilanit': Jemi të pafajshëm



Katër pjesëtarë të ish UÇK-së, të të ashtuquajturit 'Grupi i Gjilanit', kanë mohuar sot akuzat për vrasje të civilëve gjatë gjysmës së dytë të vitit 1999.

Të akuzuarit Ferat Hajdari(33), Selimon Sadiku(40) dhe Burim Fazliu(29) kanë thënë para Gjykatës së Qarkut për Krime Lufte në Beograd, se ata nuk kanë marrë pjesë në krimet që, sipas prokurorisë serbe, kanë ndodhur nga qershori deri në fund të dhjetorit të vitit 1999.

Të gjithë, përveç, Burim Fazliut, kanë thënë se do të mbrohen në heshtje.

Ndërsa, Fazliu ka mohuar akuzat e bëra nga dëshmitarët, sipas të cilëve, Fazliu bashkë me të akuzuarit tjerë kishin marrë pjesë në rrëmbim të civilëve, keqtrajtim, dhunim dhe se vetë ai kishte vrarë dy persona.

“Absolutisht nuk është e saktë. Unë madje as nuk i njoh këta njerëz që janë ulur këtu në gjykatë”, ka thënë Fazliu.
XS
SM
MD
LG