Ndërlidhjet

SHBA: Obama ka biseduar për Afganistanin



Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbajtur takime “të sinqerta me këshilltarët e tij të lartë ushtarakë dhe të sigurisë kombëtare, lidhur me hapat e ardhshëm ndaj Afganistanit dhe Pakistanit.

Zëdhënësi Robert Gibs, tha se zoti Obama planifikon rishqyrtimin e strategjisë së Shteteve të Bashkuara në rajon, “gjatë disa javëve të ardhshme”.

Temë kryesore e takimeve, sipas zyrtarëve, do të jetë çështja se a duhet të dërgohen më tepër trupa amerikane në Afganistan, për t’i luftuar talibanët.

Aktualisht në këtë vend, gjenden më se 60 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG