Ndërlidhjet

Georgievski: Libri i fundit i Jugosllavisë komuniste



Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë “është libri i fundit i Jugosllavisë komuniste”, ka deklaruar ish kryeministri i Maqedonise, Ljubço Georgievski.

“Periudha e Jugosllavisë komuniste është paraqitur si një e kaluar romantike e popullit maqedonas. Pse u shkatërrua ajo Jugosllavi, ku janë luftërat që ndodhën në atë Jugosllavi. Periudha e mbretërisë Serbo-kroate-sllovene, kur Maqedonia ishte nën okupim dhe robëri, është përmendur se ka ekzistuar, por në mënyrë përkëdhelëse”, ka deklaruar Georgievski për mediat vendore.
XS
SM
MD
LG