Ndërlidhjet

Obama: Bisedimet me Iranin-fillim konstruktiv



Presidenti amerikan Barak Obama i ka quajtur bisedimet mes 6 fuqive botërore dhe Iranit mbi programin e tij kundërthënës bërthamor, një “fillim konstruktiv”, por ka sfiduar Teheranin që fjalët t’i kthejë në vepra.

“Nëse Irani nuk ndërmerr hapa në të ardhmen e afërt për të jetësuar obligimet e tij, atëherë SHBA nuk do të negociojë pafundësisht. Jemi të përgatitur për të ecur përpara dhe për të rritur presionin”, ka thënë Obama.

Bisedimet në Gjenevë mblodhën zyrtarët e Iranit dhe gjashtë fuqive- SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë, dhe Kinës.

Në bisedime, Teherani ka thënë se në javët e ardhshme, do të lejojë hapjen e uzinës së pasurimit të uraniumit, afër qytetit të shenjtë Qom, për inspektorët e OKB-së .
XS
SM
MD
LG