Ndërlidhjet

Izraeli liron 19 palestineze për videon e ushtarit



Izraeli ka liruar 19 gra palestineze nga burgu në këmbim për një video të ushtarit izraelit, i cili po mbahet nga militantët e Hamasit në Gaza për më shumë se tri vjet.

Zyrtarët izraelitë nuk komentuan gjë, por televizioni izraelit tha se në video ushtari Gilat Shalit dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

Shalit u kap gjatë një inkursioni ndërkufitar në qershor të vitit 2006.

Marrëveshja e sotme u ndërmjetësua nga Egjipti. Hamasi kërkon lirimin e qindra militantëve në këmbim të lirimit të ushtarit izraelit.
XS
SM
MD
LG