Ndërlidhjet

Gjermani: Rënie drastike e shitjes së automjeteve



Përfundimi i periudhës së shitjes së automjeteve të vjetra për të reja, ka bërë që shitja e automjeteve në Gjermani të bjerë për 50 përqind në muajin shtator krahasuar me gushtin.

Prej fillimit të vitit, qeveria u ofronte qytetarëve nga 2.500 euro, nëse automobilin e vjetër 9 vjet do ta jepnin për reciklim, dhe do të blinin makina që i plotësojnë standardet për emisionin e gazrave.

Ekspertët parashohin që në vitin 2010, numri i automjeteve të shitura të bjerë për të paktën një milion, gjë që do ta forcojë krizën në industrinë automobilistike të shkaktuar nga gjendja e rënë ekonomike.
XS
SM
MD
LG