Ndërlidhjet

Në Brazil filluan festimet



Në Brazil kanë filluar festimet pas vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që lojërat Olimpike 2016 të mbahen në Rio de Zhaneiro.

Mijëra brazilianë kanë dalë në plazhet e Kopakabanës në Rio de Zhaneiro dhe me brohoritje kanë përshëndetur vendimin që u mor në Kopenhagë.

Gjithë votimi i sotëm është ndjekur drejtpërdrejt nga një ekran gjigant.

Kjo do të jetë e para herë që Lojërat Olimpike mbahen në Amerikën Jugore.
XS
SM
MD
LG