Ndërlidhjet

Kinë: Aksident me autobus, vdesin 17



Një aksident me autobus ka lënë të vdekur 17 persona dhe të lënduar 54 të tjerë.

Mediat shtetërore thonë se autobusi rrëshqiti poshtë një kodre në provincën jugore të Hunanit.

Hetuesit besojnë se prishja e frenave dhe mbingarkesa ka shkaktuar rrotullimin e autobusit.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Kinë, për shkak të makinave jo të sigurta dhe vozitjes së keqe.
XS
SM
MD
LG