Ndërlidhjet

El Baradei viziton Iranin



Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të arrijë sot në Iran për të diskutuar kohën se kur inspektorët do vizitojnë uzinën e re për pasurimin e uraniumit.

Zyrtarët në agjenci u thanë gazetarëve në Vjenë, se vetë Muhamed El Baradei nuk do të vizitojë ndonjë objekt nuklear gjatë vizitës së tij.

Udhëtimi bëhet dy ditë, pasi që Irani u pajtua me 6 fuqitë botërore, që t’u lejojë inspektorëve të agjencisë, qasje të papenguar në uzinën e re rë pasurimit të uraniumit në Kom(Qom), ekzistencës e së cilës, Irani e zbuloi muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG