Ndërlidhjet

Riçards: Disfata jonë në Afganistan do ketë pasoja



Shefi i ri i armatës britanike ka paralajmëruar për atë që e quajti “perspektivë tmerruese” nga disfata e forcave ndërkombëtare në Afganistan, dhe bëri thirrje për më shumë trupa.

Gjenerali Dejvid Riçards i tha gazetës “Sandej Telegraf” se rreziqet për Perëndimin do të ishin “enorme” nëse NATO-ja dështon ta stabilizojë këtë vend të përfshirë nga dhuna.

Ai tha se disfata e koalicionit ndërkombëtar do të kishte “efekte dehëse”për militantët islamistë kudo.

Komentet e tij vijnë në kohën kur komandanti i koalicionit në Afganistan, gjenerali amerikan Stenli MekKristëll, po kërkon deri 40 mijë trupa shtesë.
XS
SM
MD
LG