Ndërlidhjet

Topolanek: Ballkani të integrohet në BE



Ish kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek e ka përkujtuar sot presidentin çek Vaclav Klaus se nënshkrimin e tij në Traktatin e Lisbonës e pret jo vetëm Bashkimi Evropian por edhe Ballkani.

“Pa integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk mund ta parafytyroj zhvillimin e mëtejmë paqësor në Evropë”, ka thënë Topolanek për mediat lokale.

Presidenti Klaus ende nuk e ka nënshkruar traktatin e Lisbonës, dhe çështja tani ndodhet në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të 17 ligjvënësve ithtarë të presidentit.

Qeveria e Çekisë shpreson se Klaus do të mund ta japë nënshkrimin pas vendimit të gjykatës, më së voni në dhjetor.
XS
SM
MD
LG