Ndërlidhjet

Indi: Pilotët u rrahën me ekuipazhin në 10.000 m



Udhëtarët e aviokompanisë Air India kanë mbetur të shtangur kur në mes të fluturimit në lartësinë 10.000 metra ka shpërthyer një zënkë në kabinën e pilotit, kanë raportuar mediat e Indisë.

Duke mos çarë kokën për sigurinë e 106 udhëtarëve të cilët nga qyteti Shariah në Emiratet e Bashkuara Arabe po fluturonin për në Nju Delhi, ekuipazhi i aeroplanit u grind me pilotin dhe kopilotin e aeroplanit Airbus-320 diku mbi Pakistan.

Grindja ndërmjet dy anëtarëve të ekuipazhit dhe dy pilotëve ka filluar para nisjes, kurse ka shpërthyer në qiell, ku mosmarrëveshja është shndërruar në rrahje, për shkak se pilotët kanë ngacmuar një stjuardesë, e cila pas zbritjes në Nju Delhi e ka raportuar rastin te policia.
XS
SM
MD
LG