Ndërlidhjet

Afganistan: Ka rënë prania e Al Kaidës



Prania e Al Kaidës në Afganistan ka njohur rënie të ndjeshme, deklaroi Xhejms Xhons. Xhons, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Barak Obama, deklaroi për mediat amerikane se nuk ekziston rreziku që vendi të kthehet në duart e talibanëve.

Deklaratat e Xhons erdhën ditën që u bë publik lajmi për vdekjen e tetë ushtarëve amerikanë gjatë luftimeve në Afganistanin lindor.

Aktualisht presidenti Obama po vlerëson të gjitha opcionet për një strategji të re në Afganistan.
XS
SM
MD
LG