Ndërlidhjet

Iran: Bashkëpunimi largon paqartësitë



Bashkëpunimi i Iranit me Agjencinë e OKB-së për Energjinë Bërthamore nuk lë paqartësi rreth programeve bërthamore të Teheranit, tha Ahmadinexhad.
Presidenti iranian foli pas deklaratës se inspektorët e OKB-së do të vizitojnë uzinën e re bërthamore të Iranit më 25 tetor.

Muhamed El Baradei, kreu i Agjencisë për Energji Bërthamore, vlerësoi pozitivisht kalimin e Iranit “nga fshehtësia në bashkëpunim”.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG