Ndërlidhjet

Greqi: Socialistët punojnë në formimin e qeverisë


Lideri i partisë socialiste, PASOK, George Papandreou, e ka filluar punën për formimin e qeverisë së re të Greqisë, pasi fitoi mandatin vendimtar për ta luftuar korrupsionin dhe larguar Greqinë nga kriza ekonomike.

Mediat greke raportojnë se mund të ndodhë, që për shkak të seriozitetit të situatës, zoti Papandreou, pos postit të kryeministrit, ta marrë edhe detyrën e ministrit të ekonomisë apo të punëve të jashtme.

Partia PASOK, fitoi 160 vende në parlamentin prej 300 deputetësh.

Ish kryeministri Kostas Karamanlis, pas disfatës së partisë së tij Demokracia e Re, dha dorëheqje nga posti i liderit të kësaj partie.
XS
SM
MD
LG