Ndërlidhjet

Bruni: Interesimi i madh – e bllokoi uebfaqen e saj


Zonja e parë franceze, Karla Bruni – Sarkozi, sot e ka lansuar faqen e saj në internet me premtime për paraqitjen e një pasqyre të jetës së saj me presidentin Nikolas Sarkozi dhe për çështje të tjera.

Por, mungoi suksesi i pritur, pasi uebfaqja e ish supermodeles, nuk ishte në gjendje t’i pranoj të gjithë ata që dëshironin ta vizitonin faqen, por në vend të saj, u paraqitej mesazhi, që të provonin përsëri pas disa orësh.

Në këtë faqe të re të internetit, do të mbulohen tri çështje: puna e fondacionit të saj për ndihmë për personat e varfër në Francë, puna e saj si ambasadore e Fondit Global për Luftimin e AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malarjes dhe jeta e saj si zonja e parë franceze.
XS
SM
MD
LG