Ndërlidhjet

SHBA: S'ka tërheqje nga Afganistani


Trupat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan
Trupat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan
Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara e kanë përjashtuar çfarëdo mundësie të tërheqjes nga Afganistani, duke thënë se presidenti Barak Obama është i angazhuar në rivlerësimin e strategjisë amerikane në rajon dhe do të vendosë për hapat e ardhshëm.


Në një intervistë të përbashkët në rrjetin televiziv CNN, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, dhe sekretai i Mbrojtjes, Robert Gejts, kanë thënë se qëllimi kryesor në Afganistan mbetet ai që ishte: shkatërrimi i rrjetit terrorist al-Kaida dhe nuk ka parashikime për një tërheqje të parakohshme nga ky vend.

Klinton dhe Gejts thanë se zotit Obama i duhet kohë për të marrë vendim lidhur me dërgimin e trupave shtesë në Afganistan.

Aktualisht, në Afganistan ndodhen më se 60 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG