Ndërlidhjet

FMN-ja dhe BB-ja mbajnë takime vjetore


Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore po i mbajnë takimet e tyre vjetore në Stamboll të Turqisë.

Këto takime, që përfundojnë nesër, po bëhen në periudhën kur liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në botë, i dhanë detyrë FMN-së, që ta monitoroj stabilitetin ekonomik në mbarë botën, me qëllim që problemet eventuale ekzistuese të zbulohen më herët.

Është paralajmëruar edhe mbajtja e protestave kundër Fondit Monetar Ndërkombëtar, kështu që në Stamboll dhe rreth tij, është shtuar prania e forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG