Ndërlidhjet

Lavrov reagon për deklaratat e Berishës



Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka shprehur shqetësime, për siç ka thënë, “thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve”.

“Ne jemi të bindur se kjo deklaratë duhet të hasë në reagim të duhur, së pari nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Nuk kemi dëgjuar një reagim të tillë”, tha Lavrov pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Agjencitë ruse të lajmeve gjithashtu e transmetojnë Lavrovin të ketë thënë se “kompetencat e misionit të UNMIK-ut në Kosovë nuk do të duhej të zëvendësohen nga kompetencat e trupave tjerë ndërkombëtarë”.

Ai ka thënë se Moska e sheh si “konzistent qëndrimin e Beogradit, i cili është parimor dhe njëherit i hapur për kërkimin e marrëveshjeve të arsyeshme, që do t’ua lehtësonte jetën banorëve të enklavave serbe”.

“Udhëheqësit e Prishtinës kanë marrë një rol jokonstruktiv kur e pengojnë koordinimin e marrëveshjeve të arsyeshme ndërmjet Beogradit dhe faktorëve ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë”, ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG