Ndërlidhjet

Turqia zgjat mandatin për luftimin e kurdëve në Irak



Parlamenti i Turqisë e ka zgjatur edhe për një vit mandatin, me të cilin forcave ushtarake u lejohet të kryejnë operacione ushtarake kundër rebelëve separatistë kurdë në veri të Irakut.

Armata e Turqisë vazhdimisht ka ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve të Partisë Punëtore të Kurdistanit në Irakun fqinj që nga tetori, 2007.

Në shkurt, 2008, ushtria dërgoi trupa tokësore përtej kufirit për t'i luftuar kryengritësit.
XS
SM
MD
LG