Ndërlidhjet

Bajden do vizitojë Çekinë Poloninë dhe Rumaninë



Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, do të udhëtojë në Evropë për t’u takuar me aleatët e NATO-s.

Bajden pritet të vizitojë Poloninë, Rumaninë dhe Republikën e Çekisë prej 20 deri 24 tetorit.

Shtëpia e Bardhë tha se Bajden do të takohet me shefat e shteteve dhe të qeverive, si dhe me figura tjera politike.

Vizita e tij në këto vende realizohet pak kohë pasi presidenti Barak Obama shpalli se Shtetet e Bashkuara do t’i ndryshojnë planet për të instaluar pjesë të sistemit mbrojtës raketor në Republikën e Çekisë dhe në Poloni.
XS
SM
MD
LG