Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Bisedimet e Gjenevës - hap përpara



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i ka përshkruar si “hap përpara” bisedimet e javës së shkuar në Gjenevë ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Teheranit.

Mediat zyrtare cituan Ahmadinexhadin të ketë thënë se ai shpreson për “bashkëpunim konstruktiv për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e jashtzakonshme globale”.

Të martën, zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni dhe aleatët e tij janë të gatshme të vendosin sanksione më të fuqishme ndaj Iranit, nëse bisedimet rreth programeve bërthamore dështojnë.

Stjuart Levei, nënsekretar i Departamentit të Thesarit për terrorizëm, i tha Senatit se SHBA po përpiqen të marrin sa më shumë mbështetje ndërkombëtare për sanksione të reja.
XS
SM
MD
LG